Kosova A në konkurrencën e femrave të martën debuton në garat ndërkombëtare

18 korrik 2021 | 16:39

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është gati të garojë në Evropë. Kosova për herë të parë në histori do të garojë me basketbollistet seniore në ndonjë garë ndërkombëtare.

Vashat e Kosovës tashmë janë nisur për në Qipro, ku do të mbahet Kampionati Evropian për Shtete të vogla nga 20 deri më 25 korrik.

Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun, ndërsa ndeshjen e parë debutuese e luan ndaj Qipros të martën. Gjatë ditëve të fundit basketbollistet e vendit tonë janë vizituar në stërvitjet e tyre nga përfaqësues të shtetit si presidentja Vjosa Osmani që i motivoi dhe u dha mbështetje lojtareve para çastit historik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën është hapur vendkalimi kufitar në mes të Kosovës…