‘Kosova Business Forum’, Rama do t’i prezantojë 20 projekte për kryeqytetin

22 janar 2024 | 12:25

Nesër (e martë) do t’i nis punimet forumi më i madh i biznesit “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore do të jetë “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”. Punimet e këtij forumi do të zgjasin tri ditë.

Në ditën e dytë të mbajtjes së kësaj ngjarje, para pjesëmarrësve do të deklarohet edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka bërë me dije se në këtë forum do t’i prezantojë disa projekte të rëndësishme para bizneseve ndërkombëtare.

“Me datë 24 janar 2024 do të prezantojë para shumë bizneseve ndërkombëtare 20 projekte të rëndësishme të cilat synojnë të ndryshojnë trajektoren e zhvillimit të qytetit tonë në vitet në vijim. Këto projekte përfshijnë infrastrukturën, teknologjinë, zhvillimin urban, arsimin dhe shëndetësinë në kryeqytet”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jemi mësuar ta shohim gjithnjë në skenë dhe super të…