Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen e programit ndërkufitar IPA III, përfitojnë mbi 8 milionë euro

29 mars 2024 | 14:17

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë nënshkruar të premten marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se nga kjo marrëveshje, Kosova dhe Mali i Zi përfitojnë 8.4 milionë euro.

“Ky bashkëpunim do të avancohet dukshëm duke u kujdesur për zbatim të plotë të marrëveshjes. Marrëveshja i mundëson Kosovës dhe Malit të Zi të përfitojnë 8.4 milion euro. Qëllimi është promovimi i fqinjësisë së mirë, zhvillimi social dhe ekonomik… Është planifikuar themelim i një task-force të përbashkët, që do të mbikëqyrë zbatimin e programit. Kjo marrëveshje i kontribuon bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë…