Kosova dhe Maqedonia e Veriut shënojnë 13-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
16 tetor 2022
| 12:46
Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë shënuar sot 13-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
Me ketë rast, ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kanë mbjellur 13 fidanë në parkun e Çairit në Shkup.
“Marrëdhëniet në mes të dyja shteteve janë të forta dhe do t’i fuqizojmë edhe më tej”, ka shkruar në “Facebook”.





