Kosova dhe Maqedonia pajtohen për thellim të bashkëpunimit në arsim

19 tetor 2018 | 15:36

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.

Ministri Bytyqi ka theksuar se ka pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit mes Kosovës dhe Maqedonisë, duke shtuar se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tutje në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim për të dyja vendet.

Ministrat Bytyqi dhe Ademi kanë folur edhe për proceset që janë duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e arsimit dhe për planet që kanë të dy ministritë e Arsimit për ta përmirësuar cilësinë, në mënyrë që t’iu ofrohet fëmijëve dhe të rinjve një arsim sa më i avancuar.

Po ashtu, gjatë takimit, ndër të tjera është  folur edhe për krijimin e mundësive më të mëdha të lëvizjes së nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve me qëllim të shkëmbimit të përvojave, por edhe për bashkëpunim më të madh në projekte shkencore.

 /Epoka e re/

 

  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, ka thënë të…