Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për shkëmbimin e përvojave për menaxhimin e lëndëve penale

24 janar 2024 | 15:49

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, dhe udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nexhat Haziri, ka pritur në takim një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kreu i Prokurorisë së Apelit, Genti Xholi.

Temë qendrore e diskutimeve të përbashkëta ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave profesionale lidhur me sistemin e menaxhimit të lëndëve penale.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme patën mundësinë që gjatë kësaj vizite studimore të shohin nga afër zhvillimin, funksionalizimin dhe aplikimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) nga ana e institucionit të Prokurorit të Shtetit, në mënyrë që një sistem të ngjashëm të mund ta zhvillojnë dhe aplikojnë edhe në institucionin e tyre.

Në këtë drejtim, Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe sistemit prokurorial që të bashkëpunoj ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira që kanë të bëjnë me zhvillimin e sistemit për menaxhimin e lëndëve penale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbyllur sot ndeshjet çerekfinale të grand slam-it të Australian…