Kosova dhe Turqia rritin bashkëpunimin në sektorin bankar

11 tetor 2018 | 15:28

Gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, Murat Çetinkaya kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit.

“Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është thellimi i marrëdhënieve dhe forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në fushën e biznesit bankar qendror, duke ndërmarrë iniciativa për rritjen e dialogut të biznesit në nivel ekspertësh dhe shkëmbimin e njohurive, dhe ekspertizës. Me nënshkrimin e këtij Memorandum Mirëkuptimi, palët bien dakord për të forcuar shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës përmes vizitave nga zyrtarët në nivel pune”, është thënë në njoftimin e BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Bergen, CNN Zhdukja misterioze e shkrimtarit saudit, Xhamal Kashogi,…