Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për menaxhimin e ujërave

11 maj 2021 | 14:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovë, memorandumi ka për qëllim krijimin e një kornize të favorshme ligjore, struktura për menaxhim afatgjatë dhe marrëdhënie funksionale ndërmjet hisedarëve dhe institucioneve për të promovuar bashkëpunimin dhe reformat në sektorin e ujërave dhe për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë sektorët e popullatës.

“Ndikimi i kësaj mbështetjeje do të rris qasjen për popullatën e Kosovës në burime ujore (të planifikuar, rregulluar dhe mbikëqyrur) mbarështetërore dhe menaxhim të burimeve ujore (furnizim me ujë, kanalizime dhe ujitje)”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Kolly ritheksoi mbështetjen e Zvicrës për Kosovën dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit, ndërsa kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen veçanërisht për ndihmën e pakursyer në avancimin e sektorit të ujërave nga faza urgjente e pasluftës deri në fazën zhvillimore, por edhe në përgatitjen për të ardhmen.

Kryeministri vlerësoi lart qasjen unike të Zvicrës në mesin e donatorëve për të zhvilluar sektorin nga niveli rural tek ndërmarrjet publike, tek institucionet dhe politikbërja përmes Këshillit Ndërministror për Ujëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të…