Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s

11 shkurt 2019 | 08:08

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet t’i thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike. 

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që moslargimi i taksës për mallrat serbe të ndikojë në raportet e FSK-së me ShBA-në. 

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes vete. 

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani. 

Në këtë intervistë dhënë me rastin e shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ramadani ka bërë thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia hapëse u mbajt të dielën mbrëma në stadiumin Olimpik…