Kosova e ka obligim kushtetues kthimin e presidentit Thaçi në atdhe!

11 janar 2023 | 22:09

Shkruan: Sali Bislimi

Gjykata Speciale devijon objektivin për të cilën është krijuar, ajo sot ka humbur kredibilitetin për të qenë e Kosovës, duke qenë edhe politike e një-etnike. Ajo inspiron ëndrrat e Serbisë për t’u kthyer në Kosovë.
Dënimi i Sali Mustafës është një fakt që serbët u trimëruan dhe kërkuan tek KFOR-i kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Destabilizimi i veriut lidhet pikërisht me politikën e kësaj gjykate që është anti-Kosovë, e cila sulmon themelet e shtetit të Kosovës dhe vë në rrezik stabilitetin frazhil në rajon.
Kjo gjykatë do të vret definitivisht procesin demokratik dhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Si e tillë siç është sot duke devijuar objektivin për të cilin është krijuar, ajo duhet të stopohet që të mos t’i japim vetes një autogol.
Kosova jeton mes luftës dhe paqes. Perspektiva evropiane është e kufizuar, e panjohur akoma nga 5 vendet e Bashkimit Evropian. Prezenca e Turqisë me islamin politik radikal nuk na ndihmon, ajo është bërë gangrenë për interesin vital të Kosovës. Kjo gjykatë e Kosovës pa asnjë gjyqtar të Kosovës është argumenti më i madh se ajo nuk duhet të ekziston.
Ky është një shkrim i vogël por me një rëndësi të madhe. I bëjë ftesë Parlamentit të Kosovës dhe Qeverisë që ta rishikojnë punën e kësaj gjykate e cila do të jetë vrastare për interesat strategjike të Kosovës dhe vetë ekzistencën tonë si shtet.
Nëse e doni Kosovën më shumë se pushtetin, atëherë veproni. Unë nuk njoh vend në botë që ka fituar lirinë pa dhimbje, vuajtje dhe viktima. Nuk e meritojmë të na përsëriten të këqijat, sepse edhe një lindje fëmije pa dhimbje dhe gjak nuk del në jetë!
President nuk do të lejojmë të fiton TRADHTIA!!!

(Autori është ‘Ambasador i Paqes’ dhe drejtor i OJQ ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke regjistruar të…