Kosova e Maqedonia do të bëhen me pikë të re kufitare

11 qershor 2018 | 12:35

Zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe ata të Maqedonisë sot do të vendosin gurthemelin e objektit të pikës së përbashkët kufitare në mes dy vendeve përkatësisht në Bellanoc – Stançiç.

Ceremonia e vënies së gurthemelit do të mbahet në orën 14:00 dhe në të do të marrin pjesë zëvendëskryeministri  i Kosovës, Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova  dhe shefi i Zyrës së BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gentiana Beqa ka fituar garën e fitnesit “IFBB Elitë Pro…