Beqa kualifikohet për Botëror

11 qershor 2018 | 12:30

Gentiana Beqa ka fituar garën e fitnesit “IFBB Elitë Pro Diamond Cup Espinho” të mbajtur në Portugali.

Këtë e ka bërë menaxhmenti i saj përmes një komunikate për media. “Gentiana Beqa rrëmben edhe një kupë në Portugali, kualifikohet për kampionat Botëror i cili do të mbahet në Cancun, Meksikë në nëntor 2018”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se javë më parë në Madrid të Spanjës, ajo ka fituar vendin e parë në ‘Elite Pro Diamond Cup Madrid’, duke përfaqësuar Kosovën në shtetin spanjoll.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është penduar për veprimin…