Kosova e Shqipëria do t’i financojnë 16 projekte shkencore me nga 20 mijë euro

14 prill 2023 | 16:51

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar programin e punës në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit shkencor mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Me këtë marrëveshje, 16 projekte të studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria do të bashkëfinancohen nga të dy qeveritë me 20 mijë euro secili.

Ministrja Arbërie Nagavci, ka thënë se projektet do të fokusohen në fusha me rëndësi për të dyja vendet, si shëndeti, shkencat humane e albanologjike, burimet natyrore, ndryshimet klimatike, etj.

Ajo ka sqaruar se thirrja për aplikim me projekte do të shpallet publikisht më 24 prill, ku do të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të përbashkëta hulumtues dhe punonjës shkencorë nga dy anët e kufirit shqiptar.

Ndërsa ministrja Evis Kushi, ka thënë se bashkëpunimi i nisur në këtë lëmi në viti 2019 po vazhdon, por tash në volum më të madh të projekteve e me financim më të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e…