Krasniqi takohet me Abazoviqin

14 prill 2023 | 16:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviqi ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe ka vizituar objektet fetare e kulturore, përfshirë Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen “Nënë Tereza”.

Kryeministri i Malit të Zi, ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci-Vushtrria vlerësohet kryendeshja e xhiros së 27-të në Superligën A…