Kosova edhe këtë vit me kadetë të rinj në akademitë ushtarake të ShBA-së

29 prill 2021 | 15:08

Në kuadër të bashkëpunimit, partneritetit dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe pas një procesi të konkurrencës shumë të fortë nga qindra konkurrentë nga shumë shtete të ndryshme të botës, kandidatët Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku janë dy studentë kadetët e radhës të përzgjedhur të Kosovës për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të ShBA-së West Point.

“Studentë kadetët e rinj, Enderoni dhe Arlindi, me suksesin e tyre kanë nderuar dhe bërë krenar Kosovën dhe urojmë që pas katër vite të studimeve me dijen dhe shkathtësitë e tyre të kthehen për t’i shërbyer vendit tonë. ShBA, si partneri ynë kryesor strategjik vazhdon përkrahjen gjithëpërfshirëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga fusha e arsimimit dhe trajnimit, donacionet në pajisje, këshillime profesionale e deri te stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta”, bëhet me dije në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…