Kosova fillon me humbje fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2020”

24 tetor 2018 | 22:27

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020. Në Ostrowiec Swietokrzyski, kombëtarja jonë humbi nga Polonia me rezutat 37:13.

Polakët llogariteshin favorit të mëdhenjë para ndeshjes dhe shënuan fitore bindëse në një atmosferë të bukur sportive. Vendasit herët krijuan epërsi të lartë dhe atë e mbajtën deri në fund. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:5 në të mirë të Polonisë. Polonia ishte e katërta në Olimpiadën e fundit që dëshmon për cilësinë e kësaj kombëtare. Poashtu shumë lojtarë polakë luajnë në klube të mëdha evropiane.

Megjithatë ndaj tyre hendbollistët e Kosovës luftuan pa kompromis dhe kishin momentet e tyre pozitive. Kosova në këtë ndeshje ishte e hendikepuar pasi gjashtë lojtarë munguan për shkak të lëndimeve. Por të gjithë që fituan rastin e dhanë maksimuin për fanellën e kombëtares dhe në momente patën paraqitje të mirë.

Ndesha u luajt para 2500 shikuesve.

Deniz Terziqi me katër gola ishte më efikasi te Kosova. Tri herë shënoi Kastriot Jupa.

Kosova e Polonia bëjnë pjesë në grupin e parë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Gjermania e Izraeli, pra një grup shumë i fortë. Ndeshjen e ardhshme kombëtarja jonë e luan të dielen kur e pret Gjermaninë në Prishtinë, në festën e hendbollit. Gjermania është superfuqi e hendbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënderaj dhe Drenica e ka formuar, zhvilluar dhe forcuar Partinë…