Kosova fiton miqësoren ndaj Gjibraltarit

10 tetor 2019 | 19:52

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka dominuar dhe fituar ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit (1-0), e cila është zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pavarësisht dominimit total në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë, Kosova nuk e gjeti golin deri në minutën e 69-të, kur Floren Hasani shënoi për 1-0. Rastet nga futbollistët “dardanë” ishin të shumta në numër, por goli i Hasanit doli të jetë përcaktues për fituesin e kësaj miqësore.

Në ketë ndeshje, trajneri Bernard Challandes i ka jep mundësi shumë futbollistëve që në ndeshjet paraprake nuk kanë pasur mundësinë që të luajnë. Ndërsa fitorja do të jetë një motiv i madh para ndeshjes kualifikuese që Kosova e zhvillon të hënën ndaj Malit të Zi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të shënon golin e parë…