Kosova, gati për Festivalin Olimpik Evropian

08 shkurt 2019 | 16:37

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar të premten Ekipin Olimpik të Kosovës para nisjes për në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Sarajeva 2019”. “EYOF 2019” mbahet prej 10-16 shkurt në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore të Bosnjë e Hercegovinës. Kosova përfaqësohet me skitaret Klea Vrella dhe Elba Kokaj, të cilat do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, deklaroi se drejt Sarajevës do të udhëtojnë për të dhënë maksimumin dhe për ta përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme shtetin e Kosovës.

“Këto dy sportiste janë më të mirat në skitari në grupmoshat e tyre, janë kampionia dhe nënkampionia. Janë përgatitur mjaftë mirë edhe me mbështetjen e KOK-ut dhe Federatës Skitare të Kosovës. Ne shpresojmë se garueset do ta shfaqin më të mirën e tyre. Ne asgjë nuk kërkojmë më shumë se sa ato ta mundin vetveten me rezultat. Kjo është paraqitja e parë e tyre në një Festival të tillë, andaj presim prezantim dinjtoz dhe sjellje që do të na marrin lakmi shtetet tjera”, ka thënë Hasani.

Klea do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse, e cila mbahet të dielën mbrëma.

“Është nder për mua ta barti flamurin. Ka qenë ëndërr e imja ta përfaqësojë vendin tim dhe marrë pjesë në EYOF. SHpresoj të kem rezultate sa më të mira”, u shpreh kampionia e Kosovës.

Edhe Elba theksoi se i është realizuar ëndrra të përfaqësojë Kosovën në një EYOF të tillë, duke shtuar se do ta jap maksimumin e saj në gara.

Në konferencë ishin edhe trajnerët, Feim Kollqaku dhe Egzon Agani, të cilët u ndalën më shumë tek përgatitjet, që ishin mundësuar financiarisht nga KOK-u. “Me përgatitjet të cilat i kemi bërë falë KOK-ut në Erzurum të Turqisë, mendoj se e kemi rritur sado pak cilësinë. Kemi pasur edhe tri gara si test, ku edhe dy vajzat u prezantuan mirë. Përgatitjen e fundit e kishim në Brod të Dragashit, por në ditët e fundit kishim problem shkaku i kushteve atmosferike. Vajzat janë gati dhe besoj se do të kenë prezantim sa më të mirë”, theksoi Kollçaku.

Ekipi Olimpik niset sonte drejt Sarajevës. Për KOK-un, pjesëmarrja në EYOF-i dimëror 2019, është e dyta pas debutimit në Erzurum 2017.

Delegacioni i Kosovës për në EYOF “Sarajeva 2019”

Besim Hasani, president i KOK-ut
Shasivar Haxhijaj, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut
Jeton Rudari, shef i misionit
Kushtrim Krasniqi, gazetar
Feim Kollqaku, trajner
Egzon Agani, trajner
Selim Maloku, sekretar i FSK-së
Elba Kokaj, skitare
Klea Vrella, skitare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dele Alli ka bërë hapa të mëdhenj drejt shërimit të…