Kosova hapi Konsullatën e Përgjithshme edhe në Hamburg, ky është mesazhi i Pacollit

15 dhjetor 2019 | 11:50

Republika e Kosovës ka hapur në Hamburg Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka qenë prezentë në hapjen e kësaj Konsullate, ka thënë se është i lumtur që në Hamburg kanë përuruar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës e cila ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Hamburgut dhe Gjermanisë veriore dhe të promovojë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare.

“Kjo është për pak ditë Konsullata e Përgjithshme e dytë pas Dusseldorfit që hapim në Gjermani si pjesë e zgjerimit të rrjetit diplomatik dhe konsullor të Kosovës në Gjermani që të jemi më afër diasporës sonë. Tani Kosova përfaqësohet përmes Ambasadës së saj në Berlin dhe Konsullatave të Përgjithshme në Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Munchen dhe Frankfurt në të gjitha cepat e Gjermanisë dhe me afër qytetarëve tanë që jetojnë në Gjermani”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa do të përballet brenda disa ditësh me stuhi te…