Kosova humbet, por nuk koritet në Angli

10 shtator 2019 | 22:40

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje pas plotë 15 ndeshjeve pa humbje. “Dardanët” janë mposhtur në ndeshjen e zhvilluar “St. Mary’s Stadium” nga Anglia me rezultat 5-3, por nuk janë koritur, sepse në asnjë çast nuk janë dorëzuar dhe kanë luftuar deri në fund të ndeshjes.

Loja nisi mirë për Kosovë, pasi në minutën e parë shënoi Valon Berisha. Anglezët barazuan rezultatin me golin e Sterlingut, kurse Kane i solli në persi 2-1. Më pas Vojvoda shënoi autogol për 3-1, derisa dy gola tjerë në fund të pjesës së parë për vendasit i shënoi Sancho.

Në fillim të pjesës se dytë, Berisha shënoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Kosovën. Ndërkohe pak minuta më pas shënoi edhe Vedat Muriqi nga penalltia për rezultatin final 5-3.

Në minutat në vazhdim Celina pati një rast të mirë, kurse në anën tjetër portieri Muriq nuk lejojë që Anglia të shënoi gola të tjerë. Fillimisht ndali gjuajtjen e Harry Kane nga penalltia e më pas ndali edhe gjuajtjet e Sterlingut dhe Rashfordit. Edhe përkundër humbjes, kjo është një paraqitje pozitive për Kosovën për faktin se Anglia është ndër kombëtarët më të forta në botë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka nisur mirë pjesën…