Kosova kalon në statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

24 mars 2024 | 13:58

Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, ka bërë me dije se është ngritur statusi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ai ka thënë se ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO.

“Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje”.

“Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ne do të kemi zgjerim të delegacionit, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë”,  ka shkruar Hyseni në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar “Epopenë e Dukagjinit”…