Kosova katër pozita më lart në renditjen e FIFA-s, Shqipëria tri më poshtë

30 nëntor 2023 | 13:06

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje rekord, ndërsa ajo e Shqipërisë ka pasur rënie pas rezultateve jo të mira në muajin nëntor.

Pas ndeshjeve të nëntorit, FIFA ka ardhur me përditësimin e ranglistës së ekipeve kombëtare, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar nga emrat, por jo edhe nga pozitat.

Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treta, Belgjika e katërta dhe Brazili i pesti, pasi ka rënë për dy pozita.

Pas tyre vjen Holanda e gjashta duke u ngritur një pozitë, Portugalia ka rënë në pozitën e shtatë, Spanja  ka mbetur në pozitën e  tetë, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen.

Përfaqësuesja e Kosovës është ngritur për plotë katër pozita dhe tani është më lart në renditje se kurrë më parë.

Kosova ka kaluar nga vendi i 105-të në pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë pas fitores ndaj Izraelit, barazimit me Zvicrën dhe humbjes nga Bjellorusia.

Për dallim nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-s, pas rezultateve jo të mira në muajin nëntor.

Pas barazimeve me Moldavinë dhe Ishujt Farore, Shqipëria ka rënë nga pozita e 59-të në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë dje gjatë fushatës…