Kosova kërkon nga UNESCO kthimin e Okarinës që e ka grabitur Serbia

08 korrik 2022 | 13:58

Okarina konsiderohet instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare, përkatësisht në fshatin Runik të Skenderajt.

Pikërisht për këtë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka kërkuar që në mesin e 1247 artefakteve të Kosovës që mbahen ilegalisht në Serbi edhe Okarina të kthehet në shtëpinë e saj, në Kosovë.

Madje për këtë, MKRS-ja për këtë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.

“1 247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.). Gjetur në Runik, Skenderaj, Republika e Kosovës. Na ndihmoni! Kthejeni i Okarinën në shtëpi”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare në Komisionin Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin…