Kosova kishte pak gjasa të anëtarësohet në Interpol

16 tetor 2019 | 08:47

Eksperti i sigurisë, Behar Selimi, ka bërë me dije se Kosova kishte pak gjasa që të bëhej anëtare e Interpolit këtë vit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se veprimi i Qeverisë së Kosovës për t’u tërhequr nga votimi për anëtarësim në këtë organizatë ka qenë i natyrshëm.

“Nuk ka pasur gjasa, meqë raporti i forcave në vendimmarrjen e Asamblesë së Interpolit nuk ka ndryshuar. Aty vazhdon të ketë ndikim Serbia dhe shtetet aleate të saj, në krye me Rusinë dhe Kinën. Ndërkohë që miqtë tanë, për arsye të ndryshme, nuk e kanë pasur prioritet këtë çështje për ne”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, dorëheqja e qeverisë ua ka pamundësuar institucioneve të vendit që të përgatiten si duhet për këtë anëtarësim.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka treguar se Kosova nuk humbet shumë me mosanëtarësim në këtë organizatë ngaqë Policia e Kosovës tani ka bashkëpunim me të gjitha policitë e rajonit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, po qëndron për…