Vjosa Osmani pritet në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

15 tetor 2019 | 21:32

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në SHBA, ku sot është pritur nga zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Osmani është pritur në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo është pritur nga John Erath, drejtor për Evropë.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z. John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke i falënderuar 100 mijë…