Kosova më 19 nëntor mëson kundërshtarin për fazën e dytë

07 nëntor 2022 | 11:03

Të dielën ka përfunduar faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të hendbollisteve që vitin e ardhshëm mbahet në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.

Janë përcaktuar nëntë ekipet kombëtare që do të luajnë në fazën e dytë.

Për herë të parë në fazën e dytë do të jetë edhe Kombëtarja e Kosovës, pas suksesit historik të arritur në ndeshjet ndaj Ishujve Faroe.

Shorti për fazën e dytë do të tërhiqet më 19 nëntor në Lubjanë.

Kosovës në fazën e dytë i janë bashkuar Austria, Sllovakia, Islanda, Turqia, Italia, Ukraina, Portugalia dhe Greqia.

Këto nëntë kombëtare si dhe Çekia, do të luajnë në fazën e dytë me dhjetë ekipe kombëtare që aktualisht po paraqiten në Euro 2022.

Fituesit do të shkojnë në Botëror. Pra Kosova e ka vetëm edhe një pengesë para Botërorit. Kalimi i saj do të ishte sukses i jashtëzakonshëm. Ndeshjet e fazës së dytë luhen në pranverë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natën e mbrëmshme ka nisur emisioni i Luana Vjollcës, “Zemër…