Kosova me humbje i mbyll parakualifikimet në futsall

28 tetor 2019 | 15:37

Njëra ndër ndeshjet më të forta dhe më cilësore në rrethin e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2020 në futsall, ishte përballja e e Kosovës me Slloveninë, ani pse në fund “Dardanët” humbën me rezultat të thellë, 1:7.

Futbollistët e Kosovës në pjesën e parë ishin mbizotërues në terren, kaluan në epërsi qysh në minutën e 3-të të takimit dhe në vazhdim krijuan disa raste të qindpërqindta po pa kurorëzim .Njëherë goditën edhe shtyllën. Sllovenëve në këtë pjesë asgjë nuk u shkonte përdore deri në minutën e 18-të kur Osredkar  barazoi shifrat nga një gjysmërasti dhe me këtë rezultat u përmbyllë pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ndodhi rizgjimi i plotë i sllovenëve, të cilët kaluan në epërsi duke shënuar  edhe 6 herë. Edhe në këtë pjesë futbollistët tanë u orvatën të bëjnë diçka më shumë, por përballë patën një skuadër të përgatitur mjaft mirë fizikisht dhe me teknikë të përsosur, gjë që edhe shënuan fitore bindëse.

Kësisoj, Përfaqësuesja e Kosovës në futsall i mbylli këto kualifikime me dy humbje dhe një fitore. Dardanët humbën nga Ukraina në ndeshjen e parë (1:7), shënuan fitore ndaj Maqedonisë së Veriut (7:5) dhe sonte pësuan humbje nga Sllovenia (1:7), duke e përfunduar ëndrrën e Botërorit në rrethin e dytë kualifikues.

“I përgëzoj futbollistët për angazhim . Në pjesën e parë ishim më të mirë, por nuk arritëm t’i konkretizojmë gjithë ato raste. Pjesa e dytë u takoi sllovenëve, ndonëse edhe në këtë pjesë patëm disa raste. Të gjitha ekipet ishin të forta dhe neve na mbetet të punojmë më shumë për të ardhmen”, ka thënë përzgjedhësi Ramadan Cimili.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, dhe anëtarja e…