Kosova më pranë KiE, reagon Begaj: Tani pritet vetëm hapi final në maj

16 prill 2024 | 20:40

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Begaj falënderoi personat që kanë punuar për të mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE ndërsa shtoi se tashmë pritet vetëm hapi final.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar”- shkruan Begaj në facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës, Policia e Kosovës shpalli në kërkim xhudistin Akil…