Kosova me VAR

04 dhjetor 2019 | 16:45

UEFA ka marrë një vendim të bujshëm ditën e sotme. Qeveria e futbollit evropian ka rënë dakord që të fusë sistemin VAR në fazën “play-off” të “Euro 2020”, me sfidat që luhen në muajin mars.

Siç shkruan në lajmërimin e saj, UEFA sqaron se po mendohet seriozisht edhe përfshirja e VAR-it edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, gjithmonë për sa i përket Evropës.

Ky lajm është mjaft i rëndësishëm për Kosovën, pasi “dardanët” janë pjesë e fazës “play-off” të “Euro 2020”, ku do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut, në fazën gjysmëfinale, ku në rast se avancon, në finale përballen me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike…