Kosova mëson kundërshtarët në garat e FIBA Europe Cup në 3×3

27 maj 2021 | 16:30

Kosova do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në Constanta të Rumanisë në 3×3.

Tek meshkujt, Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Kosovën te meshkujt do ta përfaqësojnë Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena. Tek femrat Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë. Kjo është hera e parë që Kosova do të garojë në konkurrencën e femrave në këtë garë ndërkombëtare.

Kosovën do ta përfaqësojnë Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti. Ekipin e Kosovës në 3×3 te meshkujt dhe femrat e përfaqësojnë ekipet fituese në turneun 3×3 që u mbajt javën e kaluar në Marigona Rezidencë, ku Grapeland triumfoi te meshkujt dhe Alma te femrat. Përcaktimi  i kundërshtarëve nuk është bërë me short, por si kriter është përdorë renditja e federatave në 3×3 në maj 2021.

Ekipet kombëtare të Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e shkarkimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit…