Kosova mposhtet nga Belgjika
15 janar 2022
| 22:39
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në ndeshjen vendimtare ndaj Belgjikës.
Kjo ishte përballja e fundit në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
Dardanët u mposhtën me rezultat 29-33.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 18-12, me belgët që dominuan.
Ndërsa në pjesën e dytë, afrohemi në një gol, por në fund pësojmë humbje.
Kosova e mbyll këtë cikël me një fitore një barazim dhe katër humbje.



