Kosova në grup me Ukrainën dhe Holandën

07 korrik 2022 | 15:55

Sot në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.

Përfaqësuesja e Kosovës është përfshirë në Grupin 11, ku do të ketë punë me Ukrainën dhe Holandën. Në short morën pjesë 36 ekipe kombëtare, të cilat u ndanë në 12 grupe me nga tri ekipe, e ku “Dardanët” ishin në vazon e tretë. Ndeshjet në çdo grup do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, teksa fituesit e 12 grupeve dhe katër ekipet më të mira të vendeve të dyta do të kualifikohen në “Elite Round”, derisa tetë ekipet e tjera të vendeve të dyta do të luajnë në “play-off”. Cikli i ndeshjeve do të fillojë nga shtatori i këtij viti dhe përfundon në mars të vitit 2023. Kosova u kualifikua në ‘Main Round”, pasi doli e dyta në Grupin C të fazës së parë kualifikuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Nadal e ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfinale…