Kosova në grup me Zvicrën dhe Danimarkën

25 prill 2023 | 14:47

Është hedhur shorti për rrethin e tretë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025. Kosova ndodhet në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën. Dy ndeshje do të zhvillohen si vendas dhe dy si mysafirë.

Fituesi i secilit grup (katër grupe gjithsej) do të kualifikohet në rrethin e dytë Parakualifikues 2025, ndërsa datat e ndeshjeve shumë shpejt do të bëhen të ditura.

Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët jemi përballur së fundi, ku “Dardanët” kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.

Grupi H

Zvicra
Danimarka
Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka fituar betejën e parë, por jo luftën. Vendimi…