Kosova, në mesin e shteteve përfituese të vaksinës nga COVAX-i

02 mars 2021 | 15:45

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar se Kosova do të jetë në mesin e vendeve që do të përfitojë vaksinën anti-Covid nga COVAX.

100 mijë e 800 doza pritet të vijnë në Kosovë gjatë periudhës mars-maj 2021.

“Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër Covid-19 përmes mekanizmit COVAX (shkurt-maj 2021).Në këtë raund, Kosova përfiton 100 800 doza”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e…