Kosova në turneun e YDF-së në Rumani

27 maj 17:44

Nga 28 deri më 31 maj do të mbahet turneu i YDF-së në Rumani. Në këtë turne marrin pjesë pesë shtete në të dyja konkurrencat për U14: Kosova, Rumania, Maqedonia Veriore, Bullgaria dhe Turqia.

Në vitin 2022 është mbajtur në Maqedoninë Veriore, Kosovë dhe Bullgari, ndërsa tani do të mbahet në Rumani, kurse do të përmbyllet në Turqi në muajin e ardhshëm. Kosova ka treguar paraqitje të mira në këtë turne, ku synim është krijimi i një gjenerate të suksesshme, që do të ishte e ardhmja e basketbollit. Ndeshjet ndërkombëtare do t’ju ndihmojnë të fitojnë përvojë për të ardhmen e tyre.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019 projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Orari

Më 28 maj takohen:
19:00 Rumania – Kosova (F)
21:00 Rumania – Kosova (M)

Më 29 maj takohen:
14:00 Kosova – Bullgaria (F)
16:00 Kosova – Bulgaria (M)

Më 30 maj takohen:
10:00 Maqedonia V. – Kosova (F)
12:00 Maqedonia V. – Kosova (M)

Më 31 maj takohen:
9:00 Kosova – Turqia (F)
11:00 Kosova – Turqia (M)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja e tretë finale…