Kosova nesër mban seancën e parë stërvitore  

29 gusht 2021 | 18:01

Nesër (e hënë), Përfaqësuesja e Kosovës do t’i nisë përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Për këtë grumbullim dhe ndeshjen e parë në “Batumi Arena” kundër Gjeorgjisë, nesër në orën 11:30 në konferencë për media do të paraqitet përzgjedhësi Bernard Challandes.

FFK ka njoftuar gjithashtu se Përfaqësuesja U21 e Kosovës do të zhvillojë një seancë stërvitore në Hajvali, para ndeshjes ndaj Anglisë.

Kurse, Kosova A seancën stërvitore do ta mbajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës rreth aktiviteteve të datës 30 gusht, 2021:

ora 10:00 – Nënshkrimi i marrëveshjes me sponsorin e Superligës (në selinë e FFK-së)

ora 11:30 – Konferenca e përzgjedhësit të Kombëtares, Bernard Challandes (në hotel Emerald)

ora 16:30 – Stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 (në kampin Edukativ Nacional në Hajvali)

ora 19:00 – Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës (në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar tek pas disa…