Kosova nuk duhet të mposhtet, Kushtetuta e obligon!

01 gusht 20:01

Nga: Sali Bislimi

Aktrimi patriotik mbi sovranitetin e vendit në veri dhe dorëzimi 5 para 12 është akt i lig i Qeverisë së Kosovës.
Zgjatja e afatit mbi reciprocitetin duhet të përcillte me dorëzimin e mandatit.
Juve kush ua dha mandatin qeverisës? A keni dhënë konferencë për shtyp? Kujt i jepni llogarinë?
Ju patriotët e shekullit të ri, si akt patriotik keni konsideruar kalljen e Prishtinës, Kuvendit të Kosovës.
Ju nuk mund të keni kredibilitetin dhe seriozitetin për të udhëhequr Kosovën, sjelljet e juaja edhe njëherë dëshmuan se ju dukeni tigra prej letre.
Me shtyrjen e afatit ju ka dalë afati.
Nëse nuk e dini, kanë me ju tregu çdo herë se me panla serbo-turko-arabe nuk mbrohet dhe nuk ndërtohet shteti i ri modern Dardan!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav…