Kosova parakalon në Lojërat Olimpike Dimërore

09 shkurt 2018 | 13:10

Ekipi olimpik i Kosovës ka bërë parakalimin historik në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang të Koresë Jugore.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore. Kosova ishte shteti i 71-ti në listën e ekipeve që parakaluan në stadiumin olimpik të Pyeongchangut në Korenë e Jugut. Renditja e shteteve u bën në bazë të alfabetit korean.

Ekipit olimpik të Kosovës i priu bartësi i flamurit, skitari Albin Tahiri. Ekipi u përbë edhe nga trajneri Agim Pupovci dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, raporton “Express”. Tahiri është sportisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra. Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik.

Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka prezantuar uniformat zyrtare me të cilat do të…