Kosova përfundon stërvitjen e tretë, nesër niset për Maltë

14 nëntor 2018 | 22:58

Para udhëtimit për në Maltë, Kombëtarja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kosovë, ngase në Maltë do të ketë edhe dy stërvitje.

Në një atmosferë sportive dhe pune, me përkushtim më të madh të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe të pikëve, djemtë e Kombëtares treguan gjithë seriozitetin dhe vullnetin e tyre që nga Malta të kthehen me gjah të plotë.

Edhe në këtë stërvitje veç përgatitjes fizike ata nën urdhrat e Shtabit teknik, provuan skemat tekniko-taktike të lojës, gjuajtjet nga këndi,  gjuajtjet e lira dhe ato nga pika e bardhë. Djemtë pas stërvitjes u shprehen me optimizëm për një rezultat pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Kushtuar heroit kombëtarë Isuf Qerim Hoxha) Në rinin time, herët…