Kosova përgatitet në Greqi, gati për ndeshjen e nesërme

08 janar 2022 | 18:40

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka nisur përgatitjet në Kretë të Greqisë për ndeshjen e cila zhvillohet nesër (e diel) në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

“Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot ka udhëtuar për në Heraklion dhe po e zhvillon stërvitjen e parë në palestrën ku nesër nga ora 14.00 luhet takimi me Greqinë. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë dhe djemtë janë të vendosur për të dhënë maksimumin në përpjekje për të fituar ndeshjen e rëndësishme me Greqinë. Të kujtojmë që të mërkurën në Prishtinë ndeshja me Greqinë ishte shumë dramatike dhe u vendos për një gol, në të mirë të mysafirëve. Ndeshje tjetër e fortë pritet nesër, ndërsa synimet janë për të fituar takimin”, ka shkruar FHK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinovimi i Ousmane Dembele me ​​Barcelonën është gjithnjë e më…