Kosova përgënjeshtron Serbinë lidhur me mos-anëtarësimin në IOTA

09 korrik 21:46

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, sot ka thënë se Serbia kishte arritur të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Evropiane të Administratave Tatimore (IOTA).

Por këtë lajm e ka përgënjeshtruar këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna. Rafuna në një prononcim për “Telegraf”-in ka thënë se Kosova nuk ka aplikuar që të anëtarësohet në këtë organizatë.

“Kjo është një gënjeshtër e radhës nga Serbia, nuk është e vërtetë. Kjo organizatë në statusin e saj, në nenin e gjashtë e ka të specifikuar se anëtarësimi është i mundur vetëm nga shtetet anëtare të OKB-së. Në rend të ditës ka qenë modifikimi i këtij neni me qëllim që të bëhet anëtarësimi dhe për vendet tjera dhe kjo pikë nuk ka kaluar. Pas kësaj, atëherë Kosova nuk ka aplikuar më tutje që të anëtarësohet”, u shpreh Rafuna.

Kuvendi i Përgjithshëm i IOTA-së u mbajt nga data 1 deri më 5 korrik në Bruksel.

IOTA është një organizate që ofron mbështetje dhe asistencë për shtetet anëtare, për të përparuar në fushën e administrimit të taksave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TNS-ja e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Feronikelit,…