Kosova pësoi humbje të thellë nga Lituania

26 shkurt 2018 | 20:17

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje të thellë nga Lituania (106-50), në kualifikimet për Kupën e Botës në basketboll.

28-19 përfundoi çereku i parë për vendasit, të cilët edhe në çerekun e dytë fituan me rezultat 20-8, kurse rezultati pas pjesës së parë ishte 48-27. Në çerekun e tretë vendasit sërish ishin më të mirë se Kosova duke fituar me rezultat 26-12, kurse në dhjetë minutëshin e fundit 32-11, ndërsa rezultati final 106-50.
Kosova pas katër ndeshjeve është e fundit në Grupin C më vetëm katër pikë. Dritarja e Tretë e kualifikimeve evropiane do të zhvillohet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, ndërsa Kosova e pret në Prishtinë, së pari Hungarinë dhe më pas Poloninë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një ceremoninë solemne, të hënën është shënuar 55-vjetori i…