Kosova pëson humbje të thellë nga Holanda

27 tetor 2020 | 21:39

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave është mposhtur 0-6 nga Holanda në ‘Fadil Vokrri’ në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Fituesi i kësaj përballje u mësua që pas pjesës së parë, me Holandën që kishte epërsi prej 0:4.

Snoijis me tri gola, Van de Donk, , Martens dhe Miedema me nga një, shënuan për fitoren e Holandës.

Pas nëntë ndeshjeve, Holanda kryeson me 27 pikë në grupin A.

Ndërsa, Kosova që ka zhvilluar tetë ndeshje, renditet në vendin e katërt në grup, me 10 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëndrimi i Bashkimit Europian është se asociacioni i komunave me…