Kosova pjesë e marrëveshjes prej 7 miliardë eurove në fushën e teknologjisë

13 dhjetor 2023 | 13:07

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen kornizë në vlerë 7 miliardë euro në fushën e teknologjisë.

Kështu ka bërë me dije ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka nënshkruar marrëveshjen.

Ajo ka thënë se ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike.

“Në emër të Republikës së Kosovës, nënshkrova marrëveshjen kornizë të këtij programi, ndërsa nga ana e European Commission, marrëveshja është nënshkruar nga Roberto Viola, Komisioner për Komunikim, Rrjete, Përmbajtje dhe Teknologji. Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha: resurset kompjuterike me performancë të lartë, Inteligjenca artificiale (IA), Shkathësitë e avancuara digjitalesi dhe përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Më tutje, ajo se “pas miratimit nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, ne do të mund të bëhemi pjesë e projekteve të digjitalizimit të BE-së”.

“Ky program synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme”, ka shkruar Rizvanolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë ndarë edhe…