Kosova po përmbyll procesin e hartimit të pakos së ligjeve të administratës publike

27 qershor 2018 | 15:02

Ministri i Administratë Publike, Mahir Yagcilar, zëvendësministri Financave, Fatmir Gashi, drejtoresha e Fondacinit Kosovar për Shoqëri Civile, Venera Hajrullahu, dhe Koordinatori për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, kanë marrë pjesë sot në tryezën me temën “Sfidat e Administratës Publike, ku është Kosova?, që është organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Koordinatori për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, në diskutimin e tij ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës tashmë janë duke përmbyllur procesin e hartimit të pakos së Ligjeve të Administratës Publike, proces ky që sipas tij ka kaluar në një tranzicion të gjatë dhe të mundimshëm.

“Nga pas lufta Kosova ka trashëguar një korpus të nëpunësve të përjashtuar nga sistemi në vitet e ‘90-ta, në po atë periudhë kur janë promovuar parimet e qeverisjes së mirë. E po ashtu sfidues ka qenë edhe faza e bartjes së kompetencave nga UNMIK tek institucionet vendore. Kjo edhe mungesa e politikave dhe legjislacionit ka shtyrë të krijohet një sistem i fragmentuar duke mbi vendosur institucione procedura dhe procese”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se tashmë, në këtë fazë pas miratimit të pakos, institucionet e vendit po hapin një kapitull të ri, perspektivë ku do të ketë fokus standardizimin e procedurave, vendosjen e qartë të hierarkisë dhe llogaridhënies, si dhe në mënyrë progresive do të ndikojë në rritjen e miritokracisë dhe kthimin e besimit në konkurs.

“Para së gjithash është e rëndësishme të nisim një fazë të avancimit profesional dhe rritjen e integritetit si mekanizëm kyç në parandalimin e korrupsionit dhe trasimin e rrugës për zhvillim dhe rrugëtim evropian”, ka thënë Besnik Tahiri, Koordinator për Reforma Shtetërore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj,…