Kosova pret Jordaninë në ‘Fadil Vokrri’

26 tetor 2021 | 16:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në muajin nëntor do të luajë dy ndeshje, një miqësore dhe tjetra do të jetë për eliminatorët e Botërorit 2022.

UEFA ka konfirmuar se më 10 nëntor, “dardanët” do të përballen me Jordaninë në Prishtinë.

Ndeshja miqësore e cila do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, luhet nga ora 18:00. Derisa pastaj Kosova do të udhëtoj në Greqi për t’u ndeshur me helvetikët për ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorit 2022.

Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Spyros Louis” në Athinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Migracionit i Greqisë, Notis Mitarachi, ka bërë me…