Kosova regjistron 514 raste të reja me Covid-19

31 tetor 15:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 514 raste të reja me koronavirus.

Kjo është shifra më e lartë e infektimeve brenda një dite që është regjistruar në Kosovë, që kur u paraqitën rastet e para me koronavirus më 13 mars.

IKSHPK-ja thotë se rastet e reja dalin pas testimit të 1,750 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe për tre raste të vdekjeve, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus, të arrijë në 681.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej marsit e deri më 31 tetor janë regjistruar 19,842 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 15,520 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3,641.

Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, më herët gjatë ditës njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit.

Ndër masat e reja janë kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe sektorit të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, personat mbi 65 vjeç do të kenë orar të lëvizjes. Ata mund të dalin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 19:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e reja do të rishqyrtohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar sot…