Kosova së shpejti në Euroimazh

14 maj 2018 | 15:48

Gjatë qëndrimit në Festivalin e Kanës, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga fondi më i madh evropian i filmit Eurimazh (Eurimages).

Në këtë ngjarje, ministri është takuar me drejtorin e Eurimazhit, Roberto Ola, me të cilin ka biseduar për procedurat e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë, me ç’rast ka veçuar rëndësinë që ka anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Gjithashtu, ministri u takua edhe me përfaqësues tjerë të shteteve anëtare të Eurimazhit si atë të, Bullgarisë, Jana Karaivanova dhe atë të Qipros Diomides Nikita.

Kosova pritet se shpejti të aplikojë në këtë organizatë evropiane e cila do të ndikojë shumë në zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë në Kosovë dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.

Vizita e ministrit të Kulturës në Kanë të Francës tregon përkushtimin e madh që ka Ministria e Kulturës në mbështetjen e kinematografisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora të premten e kaluar…