Kosova siguron dy medaljet e para në Lojërat Mesdhetare

27 qershor 2018 | 13:23

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Xhudistet e Kosovës me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë -52 kg dhe -57 kg.

Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve.

Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi.

Tash Distria dhe Nora do të luftojnë për medaljen e artë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen…