Kosova siguron edhe një medaljen nga Lojërat Mesdhetare

29 qershor 2022 | 22:53

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Boksieri Bajoku triumfoi në çerekfinale ndaj egjiptianit, Essam Amen.

Nesër me fillim nga ora 19:15 Bajoku do ta zhvillojë gjysmëfinalen ndaj boksierit algjerian, Yahia Abdelli.

Kujtojmë se sot medalje Kosovës i solli edhe Distria Krasniqi e Flaka Loxha nga sporti i xhudos.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse Loxha të argjendtën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nol Nushi nga PSD-ja ka ka komentuar shkrimin skandaloz të…